Pikat kryesore
- Sherri në Shkodër, policia jep detaje: Një person u konfliktua me dy vëllezër!
- Të tre përfunduan në spital Policia e Shkodrës ka dhënë detaje nga plagosja e dy adoleshentëve në Shkodër.
- Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Sherri në Shkodër, policia jep detaje: Një person u konfliktua me dy vëllezër! Të tre përfunduan në spital Policia e Shkodrës ka dhënë detaje nga plagosja e dy adoleshentëve në Shkodër. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi në lagjen “Kongresi i Permetit”, NJOFTIMI I POLICISE Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër). Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin. loading…