Shala: Konjufca është propozimi më ofendues për Republikën, është plastelinë

Shala: Konjufca është propozimi më ofendues për Republikën, është plastelinë

Pikat kryesore

  • Analisti politik Azdren Shala ka thënë se Glauk Konjufca është njeri më i keq se Albin Kurti, kryeministri në detyrë.
  • Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka pohuar se Konjufca është propozimi më ofendues për qytetarët e vendit, i bërë nga Lëvizja Vetëvendosje.
  • “Glauku është një plastelinë, është njeriu më i keq në Lëvizjen Vetëvendosje, është personi më i lig.

Analisti politik Azdren Shala ka thënë se Glauk Konjufca është njeri më i keq se Albin Kurti, kryeministri në detyrë. Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka pohuar se Konjufca është propozimi më ofendues për qytetarët e vendit, i bërë nga Lëvizja Vetëvendosje. “Glauku është një plastelinë, është njeriu më i keq në Lëvizjen Vetëvendosje, është personi më i lig. Glauku pranon të jetë mjeti multifunksional i Albin Kurtit, do të thotë që përdoret si i duhet atij. Kur është fjala për agresivitet ndaj partive të tjera, e kemi parë duke e përdorur. Iu kujtohet gjatë pandemisë për të gjithë, kur ishte rrëzuar Qeveria Kurti dhe kur diskutohej për një koalicion tjetër, Konjufca thoshte: ‘Ne kemi fituar me 51% dhe nuk kemi marrë këta në koalicion’”. “Kush po të thotë që keni me ardhë? Me një farë mllefi dhe zelli të servilitetit karshi liderit suprem. Kur duhet bërë i butë. Prandaj, për mua zgjedhja më e keqe është ajo e Glauk Konjufcës dhe ofendimi më i madh për Republikën e Kosovës”, ka thënë Shala. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim 11/06/2025 09:47 Basti i rrezikshëm i Vjosa Osmanit 11/06/2025 09:41 24-orëshi shënon mbi 2 mijë gjoba trafiku 11/06/2025 09:34 OBSH do të nisë fushatë vaksinimi për 44 mijë fëmijë në Rripin e Gazës

Lini një Përgjigje