Sërish polemika për Messin, pse nuk u ndëshkua si Almiron? Përgjigjen e jep rregullorja…

Sërish polemika për Messin, pse nuk u ndëshkua si Almiron? Përgjigjen e jep rregullorja…

Pikat kryesore

  • Të tjera polemika shpërthejnë në rrjetet sociale për Lionel Messin.
  • Por akuza për një favoritizëm arbitrar në drejtim të Messit, gjen menjëherë përgënjeshtrim te vetë rregullorja e FIFA e vendosur në këtë edicion të Kupës së Botës dhe që është miratuar nga IFAB.
  • Rregulli parashikon ndëshkim me karton të kuq, vetëm në rastet kur futbollisti mbulon gojën gjatë një diskutimi apo për të thënë fraza provokuese, denigruese apo fyese në drejtim të një kundërshtari.

Të tjera polemika shpërthejnë në rrjetet sociale për Lionel Messin. Këtë radhë interneti vuri në shënjestër një gjest me dorë të kapitenit të Argjentinës, duke e krahasuar me atë të Miguel Almiron në Turqi-Paraguaj që u bë i pari lojtar që u ndëshkua me karton të kuq se mbuloi gojën teksa diskutonte me një kundërshtar. Por akuza për një favoritizëm arbitrar në drejtim të Messit, gjen menjëherë përgënjeshtrim te vetë rregullorja e FIFA e vendosur në këtë edicion të Kupës së Botës dhe që është miratuar nga IFAB. Rregulli parashikon ndëshkim me karton të kuq, vetëm në rastet kur futbollisti mbulon gojën gjatë një diskutimi apo për të thënë fraza provokuese, denigruese apo fyese në drejtim të një kundërshtari. Ndryshimi me rastin e Almiron është se Messi u pikas duke folur me qetësi me shokun e tij të skuadrës, Julian Alvarez, ndërsa futbollisti paraguajan u sanksionua pas ndërhyrjes së sistemit VAR sepse iu drejtua kundërshtarit të tij turk Muldur duke mbuluar gojën në një moment tensioni në fushë.

Lini një Përgjigje