string(76) "sergio-ramos-deshton-me-penalltine-panenka-kete-e-paguan-shtrenjte-monterrey" Sergio Ramos dështon me penalltinë “Panenka”, këtë e paguan shtrenjtë Monterrey Sergio Ramos ishte fytyrë tragjike në humbjen e ekipit të tij, Monterrey nga Toluca, 2:6. Legjenda spanjolle e mori përsipër gjuajtjen e penalltisë në fillim të lojës derisa ekipi i tij ishte në avantazh, 1:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të të kampionatit meksikan, shkruan “Gazeta Express”. Ish-futbollisti i Sevillës, Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit u mundua të shënonte me stilin “Panenka” nga 11 metërshi, por gjuajtjen e tij lehtësisht e priti portieri i Toluca, Hugo Gonzalez, i cili “e lexoi” mendimin e ish-përfaqësuesit spanjoll. Ky dështim i qendërmbrojtësit spanjoll i kushtoi shtrenjtë ekipit të tij Monterrey pasi vendësit më pas u rikthyen furishëm duke përmbysur gjithçka dhe duke fituar bindshëm. Kjo ishte një natë për t’u harruar për Ramosin dhe shokët e tij, pa dyshim. Sergio Ramos dështon me penalltinë “Panenka”, këtë e paguan shtrenjtë Monterrey “Nuk duhet t’i zihet besë Serbisë”, Alban Meha e kujton horrorin e Beogradit dhe e përmend padrejtësinë që iu bë Messi s’ka të ndalur, i shënon dy gola të tjerë për Inter Miamin Modelja i zbulon detajet e lidhjes me Yamalin: Më shkroi që kur ishte 11 vjeç Barcelona e entuziazmuar me Marcus Rashford, por vendimi për transferimin përfundimtar mund të shtyhet
Sergio Ramos shpall dështon me penalltinë “Panenka”, këtë e paguan shtrenjtë Monterrey