Seanca plenare/ Miratohet përbërja e anëtarëve të komisioneve dhe procesverbali i seancës së kaluar Përfundoi seanca plenare në Kuvend, ku është miratuar përbërja e anëtarëve të komisioneve parlamentare dhe proces verbali i seancës së kaluar. Në seancën plenare të 16 shtatorit, Kuvendi miratoi ndryshimet e propozuara nga mazhoranca në rregulloren e parlamentit, me 79 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Ndryshimet, ndër të tjera parashikojnë kalimin e Kuvendit me 11 komisione parlamentare të përhershme. Vendimi u kundërshtua nga opozita, e cila ka paralajmëruar se do ta çojë në Kushtetuese. Sipas opozitës, ndryshimi në rregulloren e Kuvendit nuk duhej kaluar me procedurë të përshpejtuar, por me procedurë normale paralamentare dhe me dakordësinë e pakicës në Kuvend. Lista e 11 komisioneve të përhershme të Kuvendit: Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale loading…
Seanca: plenare/ Miratohet përbërja e anëtarëve të…