Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati Gjermeni: Duhet të njihet personalisht…

Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati Gjermeni: Duhet të njihet personalisht…

Pikat kryesore

  • I pandehuri të njihet personalisht me aktet në dosje, ose fizikisht me letër të printuar ose me akt elektronik.
  • Asnjë nga këto mundësi nuk mundësohet, drejtoria e përgjithshme e burgjeve nuk e mundëson këtë pa një urdhërim të organit të procedurës.
  • Ai sqaroi se gjatë seancës së sotme, gjykata fillimisht vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor, duke e konsideruar mungesën e deklarimeve si mungesë vullneti nga ana e mbrojtjes.

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Artan Gjermeni, deklaroi për mediat pas shtyrjes për në 2 shkurt të seancës paraprake, se klienti i tij nuk është njohur ende me aktet e dosjes, për shkak të mungesës së një urdhërimi nga organi i procedurës. Sipas Gjermenit, Veliaj ka të drejtë të njihet personalisht me aktet, qoftë fizikisht me dokumente të printuara apo përmes mjeteve elektronike, por asnjë nga këto mundësi nuk është bërë e realizueshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pa një autorizim të posaçëm. “ Të garantojmë një të drejtë proceduriale. I pandehuri të njihet personalisht me aktet në dosje, ose fizikisht me letër të printuar ose me akt elektronik. Asnjë nga këto mundësi nuk mundësohet, drejtoria e përgjithshme e burgjeve nuk e mundëson këtë pa një urdhërim të organit të procedurës. Erion Veliaj atje ka qenë, atje është sot. Nuk ka mekanizëm tjetër,” u shpreh Gjermeni. Ai sqaroi se gjatë seancës së sotme, gjykata fillimisht vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor, duke e konsideruar mungesën e deklarimeve si mungesë vullneti nga ana e mbrojtjes. Më pas, pas pretendimeve të ngritura nga vetë Veliaj, gjykata e revokoi këtë vendim dhe i dha mundësinë avokates Valentina Teodoresku të takohet me të paraburgosurin në IEVP Durrës, mbi bazën e një autorizimi të lëshuar nga Gjykata e Posaçme. “ Në seancën e sotme, gjykata vendosi të mbyllte shqyrtimin gjyqësor, duke e konsideruar pretendimet e avokatëve, shtuar dhe ,mua, si mungesë vullneti për dhënin e deklarimeve. Më vonë mbi pretendimet e Erion Veliajt, revokoi atë vendim dhe i dha mundësinë që avokatja Teodoresku të takohet me IEVP Durrës mbi një autorizim të lëshuar nga gjykata e posaçme dhe pas kësaj të vazhdojë procedimin në datën e caktuar ”, tha avokati. Pas këtij takimi, procedimi do të vijojë në datën e caktuar nga gjykata. Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Ai akuzohet për përfshirje në disa raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës.

Lini një Përgjigje