Sarandë, sherr me thika në shkollë/ U grindën në oborr, 13-vjeçari plagos në qafë…

Sarandë, sherr me thika në shkollë/ U grindën në oborr, 13-vjeçari plagos në qafë…

Pikat kryesore

  • Një grindje banale mes dy nxënësve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shkollën jo publike “ Dea 2002” në qytetin e Sarandës.
  • Ngjarja është regjistruar në oborrin e shkollës ende pa nisur procesi mësimor.
  • Pas grindjes me fjalë 13 vjeçari E.G nxorri një thikë që e kish me vete dhe goditi në qafë 15 vjeçarin R.H dhe është larguar menjëherë nga shkolla.

Një grindje banale mes dy nxënësve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shkollën jo publike “ Dea 2002” në qytetin e Sarandës. Ngjarja është regjistruar në oborrin e shkollës ende pa nisur procesi mësimor. Pas grindjes me fjalë 13 vjeçari E.G nxorri një thikë që e kish me vete dhe goditi në qafë 15 vjeçarin R.H dhe është larguar menjëherë nga shkolla. Menjëherë 15 vjeçari është transportuar në spital. Sipas bluzave të bardha mësohet se 15 vjeçarit iu bë një qepje e vogël, është mirë dhe është larguar nga spitali. Pas njoftimit policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkakun e kësaj ngjarjeje. Njëherazi po punon për kapjen e 13 vjeçarit E.G. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Bistrica përmbyt Çukën/ Sarandë, banorët pësuan dëme në shtëpi, stalla e toka bujqësore Gjendet e pajetë e moshuara në Sarandë, dyshohet se ra aksidentalisht në pus E mitura “helmohet” me ilaçe/ Sarandë, 12-vjeçarja mori një sasi të madhe, u dërgua në QSUT

Lini një Përgjigje