Samiti i Diasporës/ Ministri Hoxha: Hartimi i strategjisë kombëtare, një nga rezultatet…

Samiti i Diasporës/ Ministri Hoxha: Hartimi i strategjisë kombëtare, një nga rezultatet…

Pikat kryesore

  • Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në platformën X, deklaroi se hartimi i Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026-2030 është një nga rezultatet kryesore të Samitit të IV-të të Diasporës.
  • Ndër të tjera Hoxha, shkruan se janë zhvilluar takime me Grupin Ndërinstitucional të Punës për të reflektuar rekomandimet e diasporës në dokumentin përfundimtar.
  • Sipas tij, Strategjia do të fokusohet në promovimin e investimeve, ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar, si edhe në forcimin e bashkëpunimit me shqiptarët jashtë vendit.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në platformën X, deklaroi se hartimi i Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026-2030 është një nga rezultatet kryesore të Samitit të IV-të të Diasporës. Ndër të tjera Hoxha, shkruan se janë zhvilluar takime me Grupin Ndërinstitucional të Punës për të reflektuar rekomandimet e diasporës në dokumentin përfundimtar. Sipas tij, Strategjia do të fokusohet në promovimin e investimeve, ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar, si edhe në forcimin e bashkëpunimit me shqiptarët jashtë vendit. Ministri theksoi rëndësinë e angazhimit të profesionistëve të diasporës dhe transferimit të njohurive për zhvillimin e Shqipërisë. Ai njoftoi gjithashtu se dokumenti do të hapet për konsultim publik në javët në vijim/abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Hoxha fiton edhe kupën e Kroacisë/ Shqiptari merr trofeun e dytë të sezonit pas titullit kampion Samiti i IV i Diasporës/ Kryeministri Rama: Diaspora, forca e shtuar e zhvillimit të vendit “Diaspora, shtylla kryesore e rritjes ekonomike në Shqipëri”/ Nunaj: Një përqindje e buxhetit të shtetit vjen nga remitancat

Lini një Përgjigje