Salianji sulmon Berishën para mbledhjes së Kryesisë: Duhen revolta, jo foltore para zyrës…

Salianji sulmon Berishën para mbledhjes së Kryesisë: Duhen revolta, jo foltore para zyrës…

Pikat kryesore

  • Nëse nuk jemi të aftë t’i përkthejmë në energji shqetësimet e demokratëve, do ta kemi të vështirë siç po e kemi për të bërë protesta.
  • Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë.
  • Shpresoj që kjo të jetë vendimmarrja e kryesisë i kam thënë në çdo mbledhje e do i them sërish.

Demokrati Ervin Salianji, para nisjes së mbledhjes së kryesisë së PD, është shprehur për gazetarët se rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeminisrisë “Është momenti që të fokusohemi tek protesta, tek revolta, përballja me qeverinë, te dëgjesa e çdo shqetësimi qytetar. Nëse nuk jemi të aftë t’i përkthejmë në energji shqetësimet e demokratëve, do ta kemi të vështirë siç po e kemi për të bërë protesta. Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë. Shpresoj që kjo të jetë vendimmarrja e kryesisë i kam thënë në çdo mbledhje e do i them sërish. Kam qenë në çdo protestë dhe i jam nënshtruar vendimmarrjes së partisë‘-shprehet Salianji.

Lini një Përgjigje