Pikat kryesore
- Jo si person, por për mënyrën se si ai u katapultua në politikë.
- Në CV-në e tij politike Salianji ka tashmë dy mandate deputeti në Kuvendi i Shqipërisë.
- Për mua, jo vetëm në rastin e tij, por edhe në shumë raste të tjera të ngjashme, kjo ka qenë gjithmonë problematike.
Për Ervin Salianji nuk kam patur ndonjëherë simpati. Jo si person, por për mënyrën se si ai u katapultua në politikë. Një i porsadiplomuar, pa ushtruar asnjë ditë një profesion të caktuar, pa provuar veten në një fushë të caktuar të jetës publike, ai gjeti fijet e duhura për t’u integruar në politikë dhe për të bërë më pas kapërcimin e madh. Në CV-në e tij politike Salianji ka tashmë dy mandate deputeti në Kuvendi i Shqipërisë. Për mua, jo vetëm në rastin e tij, por edhe në shumë raste të tjera të ngjashme, kjo ka qenë gjithmonë problematike. Sepse emërimi në poste kaq të larta menjëherë pas bankave të shkollës krijon një kontradiktë mes peshës së detyrës dhe përgatitjes reale të individit që e merr atë.