Salianji akuza Berishës: Është i lidhur me grupe kriminale! Shet edhe shpirtin për lekë,…

Salianji akuza Berishës: Është i lidhur me grupe kriminale! Shet edhe shpirtin për lekë,…

Pikat kryesore

  • Më 23 maj, Sali Berisha do të jetë kandidat i vetëm në garën për drejtimin e Partisë Demokratike.
  • Në një intervistë në rubrikën “ Përballë Lajmit ” në Klan News me gazetarin Besard Jacaj, ish-deputeti Ervin Salianji ka ngritur akuza të rënda ndaj kreut të kësaj force politike.
  • Berisha mban në pushtet Edi Ramën, Rama i jep atë për të cilin Sali Berisha shet edhe shpirtin: paratë, lejet, koncesionet edhe mbrojtje të caktuara.

Më 23 maj, Sali Berisha do të jetë kandidat i vetëm në garën për drejtimin e Partisë Demokratike. Në një intervistë në rubrikën “ Përballë Lajmit ” në Klan News me gazetarin Besard Jacaj, ish-deputeti Ervin Salianji ka ngritur akuza të rënda ndaj kreut të kësaj force politike. Ai e akuzoi Berishën për lidhje me krimin. “Realisht ne jemi në regjimin Rama-Berisha. Berisha mban në pushtet Edi Ramën, Rama i jep atë për të cilin Sali Berisha shet edhe shpirtin: paratë, lejet, koncesionet edhe mbrojtje të caktuara. Se thoshte sot, për shembull, që Lul Bravën e mbante Edi Rama peng me disa dosje. Po ky ka 100 dosje, po të jetë për atë punë, i ka dosjet kapicë. Sot Sali Berisha është i kapur nga Edi Rama” , tha Salianji. Lidhur me garën për drejtimin e PD-së, Salianji e cilësoi procesin si jo politik, por administrativ, duke pretenduar se Berisha ka kontrolluar të gjithë mekanizmin e përzgjedhjes së kandidatëve. Sipas tij, janë përjashtuar emra të tjerë nga gara, janë caktuar listat dhe janë përdorur burimet financiare të partisë për aktivitete, duke e kthyer procesin në një formalitet ku kryetari aktual garon i vetëm. “Unë do të kandidoj dhe e mund Sali Berishën. Dhe po e them prap. Me garë unë e mund. Këtu nuk jemi në një proces politik, jemi në një proces administrativ, ku Sali Berisha ka krijuar komisionin për të përzgjedhur kandidatët, ka përjashtuar kandidatët e tjerë, ka caktuar listat zgjedhore, ka përdorur burimet financiare të Partisë Demokratike për të bërë aktivitete dhe është vendosur, ashtu sikurse Kim Young Un, të jetë kandidat i vetëm. Rast unik në Europë ku një kryetar partie, sidomos në opozitë, kandidon i vetëm.” , deklaroi Salianji. Ai shkoi më tej duke thënë se ky është: “Rast i parë në botë dhe do t’i ftoj ata të Guinness-it ta regjistrojnë, që një kryetar opozite krijon autokraci partiake dhe qëndron prej 36 vitesh në krye të një partie kur humbet.”

Lini një Përgjigje