Rritja e nivelit të lumit Vjosa, situatë kritike në Novoselë, rrezik për banorët dhe…

Rritja e nivelit të lumit Vjosa, situatë kritike në Novoselë, rrezik për banorët dhe…

Pikat kryesore

  • Bashkia u bën thirrje banorëve të ndjekin me përpikëri udhëzimet e strukturave në terren dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara, deri në normalizimin e situatës.

Rritja e nivelit të lumit Vjosa, situatë kritike në Novoselë, rrezik për banorët dhe pronat në zonë Me kalimin e orëve, situata në njësinë administrative Novoselë po rëndohet si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, duke krijuar rrezik për banorët dhe pronat e zonës. Bashkia e Vlorës, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të emergjencave civile, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, ka angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme në terren dhe ndodhet në gatishmëri të plotë për të asistuar banorët, si në rast nevoje për evakuim, ashtu edhe për marrjen e masave të duhura për shpëtimin dhe sigurinë e bagëtive. Bashkia u bën thirrje banorëve të ndjekin me përpikëri udhëzimet e strukturave në terren dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara, deri në normalizimin e situatës. loading…

Lini një Përgjigje