Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm…

Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm…

Pikat kryesore

  • Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) bën të ditur se gjatë muajit Janar 2026 janë regjistruar 2,152 biznese të reja, duke shënuar një rritje prej 5.28% krahasuar me Janarin 2025, kur u regjistruan 2,044 subjekte të reja.
  • Ky tregues konfirmon vijimësinë e interesit për zhvillimin e aktivitetit ekonomik dhe formalizimin e sipërmarrjeve në vend.
  • Numri më i lartë i regjistrimeve rezulton në qarkun e Tiranës me 1,166 subjekte, ndjekur nga Durrësi (250), Vlora (187), Elbasani (118) dhe Fieri (118).

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) bën të ditur se gjatë muajit Janar 2026 janë regjistruar 2,152 biznese të reja, duke shënuar një rritje prej 5.28% krahasuar me Janarin 2025, kur u regjistruan 2,044 subjekte të reja. Ky tregues konfirmon vijimësinë e interesit për zhvillimin e aktivitetit ekonomik dhe formalizimin e sipërmarrjeve në vend. Numri më i lartë i regjistrimeve rezulton në qarkun e Tiranës me 1,166 subjekte, ndjekur nga Durrësi (250), Vlora (187), Elbasani (118) dhe Fieri (118). Qarqet e tjera paraqiten si vijon: Korça (78), Lezha (76), Shkodra (74), Berati (27), Dibra (21), Gjirokastra (20) dhe Kukësi (17). Gjatë muajit Janar 2026, 718 subjekte të regjistruara administrohen nga femra, duke reflektuar një pjesëmarrje të qëndrueshme të grave në sipërmarrje. Në të tre regjistrat e administruar nga QKB janë realizuar në total 11,946 aplikime në janar 2026. Në vijim të përmirësimit të shërbimeve digjitale, gjatë muajit Janar janë shtuar tre shërbime të reja në platformën e-Albania, të cilat janë aplikim për likuidim të thjeshtëzua; Aplikim për plotësimin e ekstraktit historik; si edhe Tërheqje nga aplikimi në regjistrin e licencave, autorizimeve dhe lejeve. QKB vijon angazhimin për lehtësimin e procedurave administrative, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e aksesit në shërbime për qytetarët dhe bizneset.

Lini një Përgjigje