Rrëzohet avioni i ish-pilotit të NASCAR në SHBA, raportohen viktima

Rrëzohet avioni i ish-pilotit të NASCAR në SHBA, raportohen viktima

Pikat kryesore

  • Associated Press shkruan se avioni Cessna C550 ishte i regjistruar në një kompani të drejtuar nga ish-piloti i NASCAR , Greg Biffle.
  • Avioni u rrëzua gjatë uljes në Aeroportin Rajonal të Statesville, rreth 72 km në veri të Charlotte.
  • “Po, mund të konfirmoj se ka viktima, ” tha sherifi i qarkut Iredell, Darren Campbell.

Një tragjedi ka ndodhur këtë të enjte në SHBA, ku një avion biznesi me gjashtë persona në bord, i përdorur nga ekipet e NASCAR -it dhe kompani që bëjnë pjesë në listën e famshme “ Fortune 500 ”, është rrëzuar në një aeroport në Karolinën e Veriut, ku ka shpërthyer në flakë. Associated Press shkruan se avioni Cessna C550 ishte i regjistruar në një kompani të drejtuar nga ish-piloti i NASCAR , Greg Biffle. Avioni u rrëzua gjatë uljes në Aeroportin Rajonal të Statesville, rreth 72 km në veri të Charlotte. “Po, mund të konfirmoj se ka viktima, ” tha sherifi i qarkut Iredell, Darren Campbell. Lojtarët e golfit që po luanin pranë aeroportit u tronditën kur panë aksidentin, madje u shtrinë përtokë në klubin Lakewood ndërsa avioni kalonte sipër tyre. Gropa e nëntë u mbulua me mbeturina. “Ne thamë: ‘Oh Zot! Është shumë poshtë,’ ” tha Joshua Green nga Mooresville. “ Ishte e frikshme.” Pamjet televizive treguan ekipet e emergjencës duke vrapuar në pistë mes flakëve dhe mbeturinave. Hetimet po kryhen nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit dhe Administrata Federale e Aviacionit. Në momentin e aksidentit kishte reshje të lehta dhe re. Ky aksident shton numrin e ngjarjeve ajrore në SHBA gjatë vitit 2025, ku janë regjistruar mbi 1 mijë e 300 aksidente, ndërsa vitin e kaluar ishin regjistruar 1 mijë e 482. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë Katari në bisedime me SHBA-në për blerjen e aeroplanëve luftarakë F-35

Lini një Përgjigje