Rrezikuan pushuesit në Vlorë/ Ndërhyn Policia, ndalohen dhe gjobiten dy drejtues mjetesh…

Rrezikuan pushuesit në Vlorë/ Ndërhyn Policia, ndalohen dhe gjobiten dy drejtues mjetesh…

Pikat kryesore

  • VLORË- Dy drejtues gomonesh janë ndëshkuar me gjoba të majme dhe u janë bllokuar mjetet lundruese, pasi u konstatuan duke lundruar pranë bregut, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve.
  • Pas një denoncimi nga qytetarët se një gomone po lundronte shumë pranë bregut, shërbimet e Policisë Vlorë ndërhynë menjëherë.
  • Mjeti u gjet në plazhin e Drimadhes dhe u bllokua, ndërsa drejtuesi u gjobit me 500 mijë lekë.

VLORË- Dy drejtues gomonesh janë ndëshkuar me gjoba të majme dhe u janë bllokuar mjetet lundruese, pasi u konstatuan duke lundruar pranë bregut, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve. Rasti i parë u regjistrua në plazhin e Potamit. Pas një denoncimi nga qytetarët se një gomone po lundronte shumë pranë bregut, shërbimet e Policisë Vlorë ndërhynë menjëherë. Mjeti u gjet në plazhin e Drimadhes dhe u bllokua, ndërsa drejtuesi u gjobit me 500 mijë lekë. Rasti i dytë u zbulua gjatë patrullimeve në zonën e “Plazhit të Hidrovorit”, ku një tjetër gomone po lëvizte në afërsi të bregut. Mjeti u ndalua dhe u bllokua, ndërsa drejtuesi i saj u gjobit me 510 mijë lekë. Gjatë verifikimeve rezultoi se ai nuk kishte në bord dokumentacionin e detyrueshëm sipas ligjit. Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve dhe pushuesve të denoncojnë çdo shkelje që rrezikon sigurinë në det, duke garantuar reagim të menjëhershëm ndaj çdo njoftimi/ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Rama drejt Brukselit, zbardhet agjenda “Vetëvendosje kërkon të destabilizojë Shqipërinë”, Bislimi: Protestuesit janë kundër demokracisë, ky është problemi “Protesta, jo anomali”, Labinot Bislimi: PD dhe Sali Berisha duhet të reflektojnë, po zëvendësohen si opozitë

Lini një Përgjigje