Pikat kryesore
- Në një reagim në rrjetet sociale, Lamallari shkruan se autoritetet nuk do të tolerojnë më sjellje të tilla të papërgjegjshme gjatë sezonit turistik.
- “ Për ‘trimat’ si ky në Dhërmi, që sfidojnë perimetrin e sigurisë në plazhe dhe rrezikojnë jetën e pushuesve, nuk do të ketë asnjë tolerim.
- Ta gëzosh gjobën 5 milionë lekë të vjetra dhe provoje përsëri të bësh aventura të tilla ”, tha ministri Lamallari.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar ashpër ndaj një rasti të rrezikshëm të evidentuar në plazhin e Dhërmiut, ku një mjet lundrues ka hyrë brenda perimetrit të sigurisë së pushuesve, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Në një reagim në rrjetet sociale, Lamallari shkruan se autoritetet nuk do të tolerojnë më sjellje të tilla të papërgjegjshme gjatë sezonit turistik. “ Për ‘trimat’ si ky në Dhërmi, që sfidojnë perimetrin e sigurisë në plazhe dhe rrezikojnë jetën e pushuesve, nuk do të ketë asnjë tolerim. Ta gëzosh gjobën 5 milionë lekë të vjetra dhe provoje përsëri të bësh aventura të tilla ”, tha ministri Lamallari. Sipas tij, Policia e Shtetit ka intensifikuar masat e kontrollit në të gjithë bregdetin shqiptar. Njësia e Posaçme Detare do të kryejë patrullime dhe monitorim të vazhdueshëm nga Velipoja deri në Ksamil, me fokus të veçantë në identifikimin dhe ndëshkimin e menjëhershëm të çdo mjeti që hyn në zonat e ndaluara ose krijon rrezik për pushuesit.