Ronaldo, mallkimi vazhdon/ Legjenda portugeze humb një tjetër trofe në Arabinë Saudite

Ronaldo, mallkimi vazhdon/ Legjenda portugeze humb një tjetër trofe në Arabinë Saudite

Pikat kryesore

  • Gjithçka dukej si e destinuar nga fati që më në fund një trofe të fitohej nga Kristiano Ronaldo në Lindjen e Mesme.
  • Finalja e Championsit të dytë të Azisë, mes Al Nasrit të tij dhe rivalit japonez, Gamba Osaka, do të luhej pikërisht në Riad, në kryeqytetin saudit, me me dhjetëra mijë tifozë të CR7-ës në tribuna.
  • Gjithsesi, sa më shumë kalonin minutat, aq më shumë ai duel u kthye në makth, a thua se sipas mitologjisë së dikurshme greke, Zotat ishin kthyer kundër kolosit.

Arena ishte madhështore dhe shpresa aq shumë e madhe. Gjithçka dukej si e destinuar nga fati që më në fund një trofe të fitohej nga Kristiano Ronaldo në Lindjen e Mesme. Futbollisti më I paguar I botës, me 200 milionë euro në sezon, njeriu që ka shënuar më shumë gola në histori, dhe njëri nga më të suksesshmit për të gjitha kohët, mendoi se më në fund do ta merrte titullin e parë në Arabinë Saudite. Finalja e Championsit të dytë të Azisë, mes Al Nasrit të tij dhe rivalit japonez, Gamba Osaka, do të luhej pikërisht në Riad, në kryeqytetin saudit, me me dhjetëra mijë tifozë të CR7-ës në tribuna. Gjithsesi, sa më shumë kalonin minutat, aq më shumë ai duel u kthye në makth, a thua se sipas mitologjisë së dikurshme greke, Zotat ishin kthyer kundër kolosit. U provua goli në çdo mënyrë, nuk u arrit. Madje, që në pjesën e parë, Osaka kaloi në avantazh me rrjetëen e realizuar nga Hymel në 29’. Nuk bëri punë epërsia absolute e arabëve, me 67 për qind mbajtje topi. As 17 gjuajtjet e tyre ndaj vetëm 3 të japonezëve. Kristiano Ronaldo nuk qe e thënë që ta fitonte kupën e parë në Arabi. Në vërshëllimën e fundit të arbitrit, ai nisi të largohej I dëshpëruar nga fusha, dhe nuk deshi të qendronte as në dhënien e medaljeve të argjendit, dhe as në ngritjen e trofeut. Shpresat ende janë, madje të mëdha, që të fitohet titulli kampion saudit, veçse për këtë duhen tri pikët në 21 maj në javën e fundit. Osaka ndërkaq realizoi mrekullinë dhe fitoi Championsin e dytë të Azisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Ronaldo del “huq” për titullin/ Portugezi nuk arriti të kampion në Arabinë Saudite Ronaldo, goli numër 970/ Legjenda portugeze shënon përsëri në Ligën Pro Saudite Ronaldo shkakton “tërmet”/ Polemika në Arabinë Saudite për largimin e yllit portugez

Lini një Përgjigje