Pikat kryesore
- Në një intervistë në emisionin “Real Story” në Roland Bejko u shpreh se Partia Demokratike nuk është më parti e shpresës dhe se sipas tij është kthyer në një parti personale të Berishës.
- “PD nuk e shikoj si shpresë pikërisht nga qëndrimet e kryetarit sepse është personale dhe këtë e kanë parë qytetarët”, tha ai.
- Nga ana e tij Ibsen Elezi nga ana e tij u shpreh se kreu i PD Sali Berisha, të fut në absurd dhe se sipas tij, nuk kanë parime dhe kjo të sjell edhe humbjen e besueshmërisë.
Në një intervistë në emisionin “Real Story” në Roland Bejko u shpreh se Partia Demokratike nuk është më parti e shpresës dhe se sipas tij është kthyer në një parti personale të Berishës. “PD nuk e shikoj si shpresë pikërisht nga qëndrimet e kryetarit sepse është personale dhe këtë e kanë parë qytetarët”, tha ai. Nga ana e tij Ibsen Elezi nga ana e tij u shpreh se kreu i PD Sali Berisha, të fut në absurd dhe se sipas tij, nuk kanë parime dhe kjo të sjell edhe humbjen e besueshmërisë. “Berisha nuk ka një qëndrim që e kupton dot. Berisha në parim është në rregull që për investime të huaja jam pro. Këtu shtrohet problemi nëse në Zvërnec u është cënuar e drejta e pronës dikujt apo jo. Por unë nuk e shoh shumë konfuz. Por duhet thënë që vetë Berisha vendosi nenin Basha, por nga ana tjetër e shton po vetë absurdin. Pra ju thotë gjithë të tjerëve mos flisni sepse e pëson si Salianji? E hero para tre muajsh…Por këto nuk kanë shtyllë kurrizore dhe nuk kanë shtyllë kurrizore.”, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Mërtiri: Elektoratit gri s’i intereson gjendja në PD! Bejko: Sa kohë të jetë Berisha në parti, nuk do të ketë asnjë emër si alternativë “Askush nuk e uroi”, Mërtiri: Ndërkombëtarët s’e pranojnë Berishën si drejtues të opozitës! Bejko: Ylberin mund ta kalojë, por jo oqeanin “Duhet të jemi të vërtetë me demokratët”, Indrit Hoxha: PD sot nuk është alternativë qeverisëse