Rivali i Aldo Bares, u plagos dje në atentat/ Zbardhet dëshmia në spital: S’pashë asgjë,…

Rivali i Aldo Bares, u plagos dje në atentat/ Zbardhet dëshmia në spital: S’pashë asgjë,…

Pikat kryesore

  • Policia e Lushnjes ka shoqëruar deri tani 25 shtetas për të dhënë dëshminë në lidhje me atentatin ndaj Juljan Sulës.
  • Mes të shoqëruarve pjesa më e madhe janë dëshmitarë, që kanë qenë pranë vendit te ngjarjes, por shoqërime janë bërë edhe për ata që njihen si persona që kanë armiqësi me 45 vjeçarin.
  • Ndërkohë përveç këqyrjes së kamerave të sigurisë, është duke u verifikuar targa dhe pronësia e automjetit që u gjet i djegur me një pistoletë brenda tij në fshatin Licaj.

Policia e Lushnjes ka shoqëruar deri tani 25 shtetas për të dhënë dëshminë në lidhje me atentatin ndaj Juljan Sulës. Mes të shoqëruarve pjesa më e madhe janë dëshmitarë, që kanë qenë pranë vendit te ngjarjes, por shoqërime janë bërë edhe për ata që njihen si persona që kanë armiqësi me 45 vjeçarin. Vetë ky i fundit në dëshminë e tij menjëherë pas ngjarjes nuk e ka ndihmuar aspak hetimin pasi ka thënë se nuk di asgjë për atentatorët e tij ” Nuk di asgjë, s’pashë asgjë, vetëm dëgjova krismat dhe u ula poshtë sediles t’i shpëtoja plumbave” mësohet të ketë thënë Julian Sula në dëshminë e tij për hetuesit. Ndërkohë përveç këqyrjes së kamerave të sigurisë, është duke u verifikuar targa dhe pronësia e automjetit që u gjet i djegur me një pistoletë brenda tij në fshatin Licaj. Atentati ndaj Juljan Sulës ndodhi paraditen e së martës pranë stadiumit të Lushnjes ku disa shtetas qëlluan me breshëri automatiku dhe pistoletë nga një automjet në lëvizje. Nga të shtënat mbeti i plagosur në këmbë 45 vjeçari Julian Sula shtetas me precedentë penalë dhe i njohur për konfliktet me anëtarë te bandës të Aldo Bares. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Rivali i Aldo Bares i shpëton atentatit/ Delia: Julian Sulo me të shkuar kriminale. Duket si një aktivizim i të rinjve të Lushnjes Atentat rivalit të Aldo Bares/ Julian Sulo i shpëton breshërive të plumbave, autorët djegin makinën Atentat në Lushnjë, shënjestra rivali i Aldo Bares

Lini një Përgjigje