Pikat kryesore
- Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar problematika në disa zona të qarkut të Korçës por më së shumti në bashkinë e Maliqit.
- Sipas raportimeve nga terreni, era ka rrëzuar pemë ndërsa njëra prej tyre ka rënë mbi një automjet.
- Punonjësit e shërbimeve janë në terren dhe po punojnë për heqjen e pemës nga automjeti, si edhe për pastrimin e rrugës.
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar problematika në disa zona të qarkut të Korçës por më së shumti në bashkinë e Maliqit. Sipas raportimeve nga terreni, era ka rrëzuar pemë ndërsa njëra prej tyre ka rënë mbi një automjet. Punonjësit e shërbimeve janë në terren dhe po punojnë për heqjen e pemës nga automjeti, si edhe për pastrimin e rrugës. Ndërkohë, në fshatin Orman të bashkisë Maliq është regjistruar breshër. Reshje breshëri janë raportuar edhe në një fshat të bashkisë Kolonjë, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për evidentimin e dëmeve të mundshme.