Pikat kryesore
- Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
- Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme.
- Prezencë e reshjeve të shiut që në orët e pata të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët.
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme. Prezencë e reshjeve të shiut që në orët e pata të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët. Gjatë ditës hera-herës nëzonën e veriperëndimit e jugperëndimit reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra Në orët e mesditës dhe pasdites në jugperëndim në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe në veriperëndim, Velipojë, Shkodër, Lezhë reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngatashoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe në lartësinë mbi 1500 metra reshje bore me intensitet të ulët. Shikimi i reduktuar nga prezenca e reshjeve të shiut. Era do të fryjë me drejtim nga juglindje- jugperëndim me shpejtësi mesatare me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20m/sek. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! VIDEO/ Sulme masive ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainë gjatë natës “O moj e bukura Arbëri”/ Rama ndan videokartolinë: Nxënësit e shkollës “Servete Maçi” atmosferë festive në prag të festave të Nëntorit OKB: Një grua vritet nga partneri ose i afërmi i saj çdo 10 minuta