Reshje intensive, shtrëngata dhe dëborë, institucionet thirrje për kujdes gjatë javës në…

Reshje intensive, shtrëngata dhe dëborë, institucionet thirrje për kujdes gjatë javës në…

Pikat kryesore

  • Sipas njoftimit, qarqet e më të rrezikuara janë Gjirokastra, Kukësi, Shkodra dhe Vlora.
  • Sipas informacionit të përditësuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimi.
  • Meteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë javës priten reshje me intensitet të lartë në të gjitha qarqet e vendit, të shoqëruara me shtrëngata dhe në zona të caktuara me reshje dëbore.

Reshje intensive, shtrëngata dhe dëborë, institucionet thirrje për kujdes gjatë javës në vijim, ja zonat që preken Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim për qytetarët, pasi paralajmëron për reshje intensive ditën e hënë. Sipas njoftimit, qarqet e më të rrezikuara janë Gjirokastra, Kukësi, Shkodra dhe Vlora. Sipas informacionit të përditësuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimi. Meteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë javës priten reshje me intensitet të lartë në të gjitha qarqet e vendit, të shoqëruara me shtrëngata dhe në zona të caktuara me reshje dëbore. Ditën e Hënë, 17 Nëntor 2025, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta. Intensiteti pritet të rritet në orët e pasdites. Ditën e Martë, 18 Nëntor 2025, reshjet do të shtohen në të gjithë territorin: * Qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të përfshihen nga reshje intensive deri lokalisht shumë intensive. * Në Lezhë priten reshje intensive. * Në qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive. * Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri mesatare. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin. Ditën e Mërkurë, 19 Nëntor 2025, parashikohen reshje me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet e tjerë reshje mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata. Ditën e Enjte, 20 Nëntor 2025, pritet ulje e intensitetit të reshjeve. Në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë të dobëta. Në zonat mbi 400 m lartësi në Veri, Lindje dhe Juglindje, reshjet do të jenë në formë dëbore, duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.

Lini një Përgjigje