Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

Pikat kryesore

  • Shuma e deklaruar nga Eurostat është më e lartë se ajo që raportohet nga Banka e Shqipërisë, sipas të cilës transfertat e emigrantëve në 2024-n ishin rreth 1 miliard euro.
  • Tradicionalisht Italia dhe Greqia kanë qenë shtetet që kishin dërgesat më të larta për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që ikën në fillim të viteve ’90 dhe vijuan të iknin për shkak të afërsisë gjeografike.
  • Por, të dhënat e 2024-ës, tregojnë se gjeografia e remitancave ka ndryshuar pjesërisht, duke e zhvendosur Greqinë, në favor të destinacioneve të reja të emigracionit, si Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.

Në vitin 2024, emigrantët dërguan në Shqipëri 1.4 miliardë euro, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, i cili mat Transfertat personale janë kryesisht paratë që emigrantët dërgojnë te familjet e tyre, zakonisht pa kundërshpërblim. Shuma e deklaruar nga Eurostat është më e lartë se ajo që raportohet nga Banka e Shqipërisë, sipas të cilës transfertat e emigrantëve në 2024-n ishin rreth 1 miliard euro. Eurostat publikon dhe transfertat e ndara sipas shteteve. Tradicionalisht Italia dhe Greqia kanë qenë shtetet që kishin dërgesat më të larta për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që ikën në fillim të viteve ’90 dhe vijuan të iknin për shkak të afërsisë gjeografike. Por, të dhënat e 2024-ës, tregojnë se gjeografia e remitancave ka ndryshuar pjesërisht, duke e zhvendosur Greqinë, në favor të destinacioneve të reja të emigracionit, si Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania. Italia vijon të kryesojë fronin, me emigrantët që jetojnë në këtë vend, që kanë dërguar 370 milionë euro në 2024-n, ose 25.7% të totalit të dërgesave.

Lini një Përgjigje