Regjistrimet në çerdhe dhe kopshte, Beqiri sqaron procedurat dhe risitë: Online vetëm për…

Regjistrimet në çerdhe dhe kopshte, Beqiri sqaron procedurat dhe risitë: Online vetëm për…

Pikat kryesore

  • Regjistrimet në çerdhe dhe kopshte kanë nisur dhe mbeten një proces shumë i rëndësishëm për mijëra familje në Tiranë.
  • Për të sqaruar procedurat, e ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” ishte drejtoresha e përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve të Tiranës, Zhaneta Beqiri.
  • Ajo bëri të ditur se kanë nisur aplikimet për kalimin e fëmijëve nga çerdhja në kopsht, ndërsa prindërit duhet të plotësojnë formularin dhe të dorëzojnë certifikatën familjare brenda afatit që mbyllet më 29 maj.

Regjistrimet në çerdhe dhe kopshte kanë nisur dhe mbeten një proces shumë i rëndësishëm për mijëra familje në Tiranë. Për të sqaruar procedurat, e ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” ishte drejtoresha e përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve të Tiranës, Zhaneta Beqiri. Ajo bëri të ditur se aplikimi online, i cili u testua vitin e kaluar për të lehtësuar procesin për qytetarët, hasi në shumë problematika dhe nuk arriti rezultatin e synuar dhe për këtë arsye, “ këtë vit platforma online do të përdoret vetëm në Njësinë Bashkiake nr. 2, e zgjedhur për shkak të numrit më të lartë të fëmijëve që frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet, Ndërsa theksoi se në të gjitha njësitë e tjera, aplikimet do të vijojnë në mënyrën tradicionale, pranë ambienteve të çerdheve dhe kopshteve. Ajo bëri të ditur se kanë nisur aplikimet për kalimin e fëmijëve nga çerdhja në kopsht, ndërsa prindërit duhet të plotësojnë formularin dhe të dorëzojnë certifikatën familjare brenda afatit që mbyllet më 29 maj. “Aktualisht po zhvillohet faza e parë e aplikimeve për fëmijët që kalojnë nga çerdhja në kopsht. Të gjithë prindërit e fëmijëve që deri më 15 shtator mbushin moshën 3 vjeç duhet të plotësojnë formularin përkatës pranë çerdhes ku frekuenton fëmija. Në formular duhet të përzgjidhet një nga kopshtet e njësisë administrative ku banon familja, pasi nuk është e mundur zgjedhja e lirë e objekteve jashtë njësisë. Formularit i bashkëngjitet edhe certifikata familjare, e cila vërteton vendbanimin aktual të prindërve. Kjo fazë aplikimesh mbyllet të premten ”, sqaroi Beqiri. Po ashtu drejtoresha e përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve të Tiranës, nënvizoi se nga 25 maji deri më 12 qershor janë të hapura aplikimet për pranimin e fëmijëve në çerdhe. “Prej datës 25 maj deri më 12 qershor do të zhvillohen aplikimet për pranimin e fëmijëve në çerdhe. Prindërit e fëmijëve mbi 6 muaj duhet të paraqiten pranë çerdhes me dokumentacionin përkatës, përfshirë certifikatat dhe vërtetimet e punës. Aplikimet do të kryhen në prani të komisionit të çerdhes, duke u dhënë prindërve edhe mundësinë të shohin nga afër ambientet ku fëmijët e tyre do të kalojnë pjesën më të madhe të ditës”, shpjegoi ajo.

Lini një Përgjigje