Në “Bernabeu”, në atë qe ka qenë shtëpia e tij prej vitesh, në sfidën kundër Sevilla-s, Vinicius u vërshëllye dhe u kontestua në korr nga tifozët.
Jo vetëm kaq, por menjëherë sapo shkoi në dhomat e zhveshjes ndryshoi foton e profilit, hoqi foton me fanellën e Real Madrid dhe e zëvendësoi me një foto ku ishte me fanellën e Brazilit.
Situata e vështirë që Vinicius po kalon është reflektuar në mënyrë të qartë edhe në shifra, kjo ishte ndeshje e 17-të që braziliani nuk arrin të shënojë.