Rasti i Artan Hoxhës, reagon Fredi Beleri: Edhe gazetarët grekë janë shpallur non grata

Rasti i Artan Hoxhës, reagon Fredi Beleri: Edhe gazetarët grekë janë shpallur non grata

Pikat kryesore

  • Pas non grata të Artan Hoxhës nga Greqia, Fredi Beleri deklaroi në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, se kjo politikë nuk është vetëm e shtetit grek, por edhe e Shqipërisë.
  • Ai bëri të ditur se vendi ynë ka non grata 100 shtetas grekë mes tyre dhe një gazetar të njohur.
  • “Nuk besoj që është politikë vetëm e shtetit grek, por edhe shteti shqiptar i ka shumë shtetas grekë non grata.

Pas non grata të Artan Hoxhës nga Greqia, Fredi Beleri deklaroi në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, se kjo politikë nuk është vetëm e shtetit grek, por edhe e Shqipërisë. Ai bëri të ditur se vendi ynë ka non grata 100 shtetas grekë mes tyre dhe një gazetar të njohur. “Nuk besoj që është politikë vetëm e shtetit grek, por edhe shteti shqiptar i ka shumë shtetas grekë non grata. Dhe unë i kam dëgjuar se vijnë e më qahen. Mbi 100 shtetas grekë janë non grata mes tyre ka edhe gazetarë. Gazetari Panajot Stravis është non grata, që bën gazetën e parë të Greqisë”.

Lini një Përgjigje