Raportohet se shtetasi i huaj që u ther me thikë në Gjakovë punon për BE’në në Kosovë –…

Raportohet se shtetasi i huaj që u ther me thikë në Gjakovë punon për BE’në në Kosovë –…

Pikat kryesore

  • Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai më pas është transportuar në QKUK.
  • Personi i plagosur është identifikuar si Stefan Ilianov Sheynov, rreth 49-vjeçar, zyrtar i Zyrës së BE-së, i cili gëzon imunitet diplomatik.
  • Sipas të dhënave fillestare mjekësore, ai ka dy plagë shpuese, një në qafë dhe një në gjoks, që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin kanë bërë të ditur se ngjarja është evidentuar më 04.11.2025, kur fillimisht në Urgjencën e QKMF-së në Gjakovë është paraqitur një person i plagosur, i cili më pas është transferuar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” për trajtim të mëtejmë. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai më pas është transportuar në QKUK. Personi i plagosur është identifikuar si Stefan Ilianov Sheynov, rreth 49-vjeçar, zyrtar i Zyrës së BE-së, i cili gëzon imunitet diplomatik. Sipas të dhënave fillestare mjekësore, ai ka dy plagë shpuese, një në qafë dhe një në gjoks, që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Sheynov nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë dhe deri më tani vendndodhja e ngjarjes, rrethanat dhe autori mbeten të panjohura. Në rast janë përfshirë njësitë hetimore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”. Hetimet po vazhdojnë. Rusi ndalojnë Nekrokomikonin: Organizatori deportohet, festival i kulturës fantastike “i paligjshëm” Tragjedia e madhe në Tuzlla të Bosnjës, 11 të vdekur në Shtëpinë e Pleqve Një i lënduar në aksidentin në Carralevë, përfshihet vetura me targa të huaja Gjykata Kushtetuese gjermane përmbys rregullat e triazhit Raportohet se shtetasi i huaj që u ther me thikë në Gjakovë punon për BE’në në Kosovë – detaje Punëtorët e RTK-së ende pa paga, Kusari: Vazhdon lufta speciale e pushtetit ndaj transmetuesit publik

Lini një Përgjigje