Raportohet për 19 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë Zëdhënësi i kësaj agjencie, Mahmud Bassal, tha se sulmet goditën ndërtesa dhe tenda ku strehohen palestinezët e zhvendosur në disa lagje dhe në periferi të qytetit, ku Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se një milion persona po përballen me zi të bukës.
Izraeli ka intensifikuar bombardimet ndaj Qytetit të Gazës që kur ka deklaruar se do të nisë një ofensivë për ta marrë nën kontroll të plotë.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Nadav Shoshani, deklaroi një ditë më parë se nuk do të ketë njoftim për nisjen e ofensivës për shkak të “ruajtjes së elementit të befasisë”.
Ndërkaq, një zëdhënës tjetër ka thënë se Izraeli veçse kontrollon 40 për qind të qytetit.
Izraeli pret që ofensiva e re të detyrojë rreth një milion persona të zhvendosen drejt jugut të Rripit të Gazës.
Sa kohë duhet të presësh për një termin te mjeku në Zvicër?
Shukri Buja viziton bizneset e vogla të Lipjanit: Motori i ekonomisë sonë, punëdhënësit më të mëdhenj Melania Trump: Duhet t’i përgatisim fëmijët për të ardhmen me inteligjencën artificiale “Ku është Mahalla e Shkrumave”, “Fusha e Pajtimit”, qytetarët e pyesin, Uran Ismaili tregon sa i njeh lokacionet në kryeqytet Raportohet për 19 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë