Pikat kryesore
- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama priti menjëherë në zyrë ambasadorin më të ri të Turqisë, Xhejhun Ërçejis në një vizitë kortezie për fillimin e misionit të ri diplomatik.
- Vetë kryeministri Rama vecc rasteve të rralla gjithashtu nuk publikon takimet me ambasadorët e huaj.
- Dhe pikërisht, kjo vizitë e ambasadorit turk në zyrën e Ramës, njoftohet në një moment kur para dritares së kryeministrit protestohet për dorëheqjen e tij.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama priti menjëherë në zyrë ambasadorin më të ri të Turqisë, Xhejhun Ërçejis në një vizitë kortezie për fillimin e misionit të ri diplomatik. Ky takim vjen me një thyerje protokolli. Ambasadori Ërccejis ka mbërritur në Shqipëria 2 muaj më parë kur ka marrë letrat kredenciale nga Presidenti i Republikës, ndërsa jo rastësisht këtë të mërkurë vetë ambasada turke ka njoftuar e para takimin me kryeministrin Edi Rama. Vetë kryeministri Rama vecc rasteve të rralla gjithashtu nuk publikon takimet me ambasadorët e huaj. Dhe pikërisht, kjo vizitë e ambasadorit turk në zyrën e Ramës, njoftohet në një moment kur para dritares së kryeministrit protestohet për dorëheqjen e tij. Mes larmishmërisë së protestuesve, nuk mungojnë edhe hoxhallarë myslimanë të cilët nuk fshihen. Por a është pas pranisë së tyre, influenca e gylenistëve në këtë protestë? Në Shqipëri, është e ditur tashmë çarja dhe debati madh për Komunitetin Mysliman të Shqiptarëve, me prezencë të fortë gyleniste dhe Turqisë së udhëhequr nga Presidenti Erdogan, e cila u bë më evidente se asnjëherë me vonesat dhe inagurimin e xhamisë së Namazgjasë në qendër të Tiranës. Kryeministri Rama tregoi edhe njëherë se në këtë përplasje mes Erdogan dhe Gylenistëve ka bërë tashmë një zgjedhje të qartë duke pritur ambasadorin e emëruar nga Erdogan. Kurse Turqia po ashtu konfirmoi se është në anën e Ramës. “Gjatë takimit, u vlerësua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe u vleresua ecuria e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Palët riafirmuan vullnetin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht në fushën ekonomike. Ambasadori Erciyes shprehu gjithashtu kënaqësinë për vizitën e ardhshme të Kryeministrit Rama në Ankara me rastin e Samitit të NATO-s.” Është kohë lufte, siç deklaroi Rama këtë mëngjes, dhe në luftë, duhet të mbash anë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Mbështetësi i Berishës në protestë/ Rama: Kur del nga kuvlia e Bufit dhe shtiresh si flamingo në një teatër maskash Plan masash për sigurinë në det/ Rreth 30 stacione plazhi të pajisura me vrojtues dhe mjete shpëtimi Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion