Pikat kryesore
- “Të gjitha këto territore të prekura nga zjarret kanë tanimë në dispozicion masën e përcaktuar të dëmshpërblimeve sipas dëmeve.
- Është bërë një punë shumë e detajuar dhe është krijuar më e rëndësishmja, e gjithë korniza për të bërë të mundur që dëmshpërblimi të shkojë aty ku duhet dhe cilido që është dëmtuar të marrë atë që i takon”, tha Rama.
- Gjatë fjalës së tij në podcastin “Flasim”, Rama u ndal edhe te rritja e buxhetit të Mbrojtjes, duke kaluar mbi 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, prag i përcaktuar nga NATO për vendet anëtare.
Procesi është realizuar përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe përfshin bashkitë Malësi e Madhe, Krujë, Rrogozhinë, Peqin, Tepelenë, Delvinë, Has, Kukës, Dibër, Kamëz, Librazhd, Gramsh, Maliq, Finiq dhe Dropull. “Të gjitha këto territore të prekura nga zjarret kanë tanimë në dispozicion masën e përcaktuar të dëmshpërblimeve sipas dëmeve. Është bërë një punë shumë e detajuar dhe është krijuar më e rëndësishmja, e gjithë korniza për të bërë të mundur që dëmshpërblimi të shkojë aty ku duhet dhe cilido që është dëmtuar të marrë atë që i takon”, tha Rama. Gjatë fjalës së tij në podcastin “Flasim”, Rama u ndal edhe te rritja e buxhetit të Mbrojtjes, duke kaluar mbi 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, prag i përcaktuar nga NATO për vendet anëtare. Sipas Ramës, ky është buxheti me investimin më serioz në sektorin e mbrojtjes dhe përfaqëson fillimin e një kthese strategjike afatgjatë. Ai theksoi se kjo qasje nuk synon vetëm blerjen e pajisjeve apo modernizimin, por ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme ushtarake dhe industriale brenda vendit.