Rama: Prokurimet do të kalojnë në duart e inteligjencës artificiale. Procesi i…

Rama: Prokurimet do të kalojnë në duart e inteligjencës artificiale. Procesi i…

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se procesi i prokurimeve publike në Shqipëri do të transformohet tërësisht përmes inteligjencës artificiale, duke reduktuar ndjeshëm ndërhyrjen njerëzore.
  • Gjatë aktivitetit “30 vjet Prokurime Publike”, ai tha se vendi po hyn në një fazë të re teknologjike që synon rritjen e transparencës dhe uljen e gabimeve apo abuzimeve.
  • Sot ne jemi në një proces të avancuar për të kaluar të gjithë procesin e prokurimeve në duart e inteligjencës artificiale, me një përqindje shumë të lartë të procesit që nuk përfshin njeriun ”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se procesi i prokurimeve publike në Shqipëri do të transformohet tërësisht përmes inteligjencës artificiale, duke reduktuar ndjeshëm ndërhyrjen njerëzore. Gjatë aktivitetit “30 vjet Prokurime Publike”, ai tha se vendi po hyn në një fazë të re teknologjike që synon rritjen e transparencës dhe uljen e gabimeve apo abuzimeve. “ Ne po e vazhdojmë reformën sepse duam të shkojmë aq larg sa na çon bekimi i sotëm i teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale që janë dhurata të një kohe të re për vende si i yni ku gjithë prapambetja e shkaktuar nga historia, mund të kapërcehet me fuqinë e progresit që të jep teknologjia. Sot ne jemi në një proces të avancuar për të kaluar të gjithë procesin e prokurimeve në duart e inteligjencës artificiale, me një përqindje shumë të lartë të procesit që nuk përfshin njeriun ”, tha Rama. Ndalur te debati mbi përdorimin e inteligjencës artificiale në prokurimet publike, Rama kundërshtoi shqetësimet se algoritmet mund të manipulohen nga njerëzit. Sipas Kryeministrit, “Diella” nuk do të operojë në mënyrë të pavarur apo të pakontrollueshme, por çdo veprim i saj do të jetë i dokumentuar dhe i hapur për verifikim nga aktorët e interesuar. “ Ajo që është shumë e thjeshtë për t’u shpjeguar është fakti se Diella nuk do të veprojë në mënyrë totalisht të pavarur nga sytë e të gjithë aktorëve të interesuar, por do të jetë në çdo hap e auditueshme nga çdo aktor i interesuar sepse i gjithë procesi që do zhvillohet përmes inteligjencës artificiale, do të jetë i bazuar në të gjitha kërkesat e ligjit të prokurimeve sa i përket dokumentacionit përkatës dhe cilido që do të dojë ta shikojë manualisht me sytë e njeriut procesin, do të ketë mundësi ta bëjë këtë. Kjo do të thotë që asgjë që del nga procesi si rezultat nuk do të jetë e pagjurmueshme në rast nevojë auditimi të hapave që sollën rezultatin. Vendimin përfundimtar por nxjerrjen enjë rezultati do ta marrë përsëri komisioni përkatës, bazuar në të dhënat që Diella do të nxjerrë në tavolinë ”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje