Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama po prezanton sot Drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, Igli Tafa.
- Kryeministri e nisi fjalën e tij duke falënderuar ish-drejtuesen Mirlinda Karçajan, e cila është nën hetim nga SPAK.
- Rama e konsideroi Karçanajn një njeri të përkushtuar në punë dhe u shpreh i pikëlluar për atë që e konsidroi si “agression barbar”, të dhunës verbale që po ushtrohet ndaj saj.
Kryeministri Edi Rama po prezanton sot Drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, Igli Tafa. Kryeministri e nisi fjalën e tij duke falënderuar ish-drejtuesen Mirlinda Karçajan, e cila është nën hetim nga SPAK. Rama e konsideroi Karçanajn një njeri të përkushtuar në punë dhe u shpreh i pikëlluar për atë që e konsidroi si “agression barbar”, të dhunës verbale që po ushtrohet ndaj saj. “ Desha të vij vet për të bërë një falënderim shumë të madh për Mirlinda Karçanajn, që ka punuar pranë meje për dy dekada e më shumë, të cilën e njoh si një nga njerëzit më të përkushtuar ndaj funksionit dhe shërbimit publik në këtë vend. Linda ka qenë gjithnjë e para që vinte në punë dhe e fundit që largohej nga puna. Jam i pikëlluar për atë gjithçka ajo po kalon, në radhë të parë për agresionin barbar të portaleve, rrjeteve, dhunës verbale, që e asociojnë për gjëra që s’kanë asnjë lidhje me Lindën. Unë s’kam dijeni për detaje që lidhen me aktivitetin e kompanive të përfshira në hetim, por kam dijeni për faktin që Linda është nënë e vetme me dy fëmijë, ka një karrierë nga më të shkëlqyerat në shërbimin publik. Jam i keqardhur për ata ndër ju që janë vënë nën presion, keqtrajtuar, abuzuar dhe përballur me metoda shtrëngimi të pajustifikueshme në një Republikë Demokratike ”, tha Rama.