Rama nga Durrësi: 301 mjekë dhe infermierë në shërbim të pushuesve

Rama nga Durrësi: 301 mjekë dhe infermierë në shërbim të pushuesve

Pikat kryesore

  • Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka qenë i pranishëm në Durrës për çeljen e sezonit shëndetësor veror 2026, gjatë të cilit 301 mjekë dhe infermierë të sapoemëruar do të shërbejnë në 36 qendra shëndetësore verore.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka qenë i pranishëm në Durrës për çeljen e sezonit shëndetësor veror 2026, gjatë të cilit 301 mjekë dhe infermierë të sapoemëruar do të shërbejnë në 36 qendra shëndetësore verore. “ Arsyeja pse jemi këtu së bashku lidhet me nevojën për të përçjellë tek të gjithë qytetarët tanë mesazhin se vëmendja jonë, përmes strukturave të shërbimit publik shëndetësor për sezonin, është e lartë dhe nga ana tjetër për t’ju përcjellë mesazhin ju se roli juaj në këtë fazë të vitit është i jashtëzakonshëm. Qoftë sa i përket drejtpërdrejt detyrës për përkujdesjen e atyre që trokasin në dyert e qendrave shëndetësore verore, qoftë dhe për vetë Shqipërinë që edhe përmes jush u flet dhe thotë diçka për veten atyre që vijnë në qendrat shëndetësore duke qenë turistë të huaj “, tha ai.

Lini një Përgjigje