Rama në ceremoninë Charlemagne Prize për Mario Draghi: Një nga vlerësimet më të…

Rama në ceremoninë Charlemagne Prize për Mario Draghi: Një nga vlerësimet më të…

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama ndodhet në Aachen të Gjermanisë, si pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze të Charlemagne Prize (Çmimi i Karlit të Madh).
  • Rama theksoi në një postim në facebook se, Charlemagne Prize është një nga vlerësimet më të rëndësishme europiane për kontributin në bashkimin dhe të ardhmen e Europës.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Aachen të Gjermanisë, si pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze të Charlemagne Prize (Çmimi i Karlit të Madh). Rama theksoi në një postim në facebook se, Charlemagne Prize është një nga vlerësimet më të rëndësishme europiane për kontributin në bashkimin dhe të ardhmen e Europës. Rama shtoi se, sot europiani i madh Mario Draghi u vlerësua me Çmimin e Karlit të Madh 2026, në respekt të rolit të tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e stabilitetit ekonomik të Europës dhe nxitjen e projektit të një Europe të Bashkuar përtej kufijve të sotëm, me një treg shumë më unik, me aftësi mbrojtëse të vetëmjaftueshme, e me fuqi prodhuese e konkuruese shumë më të madhe. Kryeministri Rama ishte i pranishëm në ceremoninë tradicionale të akordimit të Çmimit të Karlit të Madh (Charlemagne Prize), i cili konsiderohet si një nga nderimet më të rëndësishme evropiane që prej vitit 1950, për individë dhe institucione me kontribut të spikatur në bashkimin dhe përparimin e Evropës. Këtë vit, Çmimi i Karlit të Madh 2026 iu akordua ish-Presidentit të Bankës Qendrore Europiane dhe ish-Kryeministrit të Italisë, Profesor Mario Draghi, në vlerësim të rolit të tij vendimtar në ruajtjen e stabilitetit të Unionit Monetar Evropian./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Nga suksesi global te kriza financiare/ “BioNTech”, rënia e superfuqisë pandemike “Bankat duhet të jenë pak më kurajoze”/ Rama: Kredi me garantor shtetin për dyfishimin e sipërmarrjes Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Ndërmarrjet mund të rriten dhe mund të sjellin mundësi të reja kuptimplota për ekonominë tonë

Lini një Përgjigje