Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik: Një thesar i rëndësishëm i turizmit…

Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik: Një thesar i rëndësishëm i turizmit…

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të mërkurë pamje nga kantieri i Muzeut Historik Kombëtar, duke e cilësuar si një nga projektet më të rëndësishme të turizmit kulturor në vend.
  • Muzeu Historik Kombëtar, institucioni më i rëndësishëm në rang kombëtar, mbylli dyert për publikun më 15 mars 2024.
  • Sipas njoftimeve zyrtare, ai do të qëndrojë i mbyllur për katër vite, me rihapjen e planifikuar më 15 mars 2028.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të mërkurë pamje nga kantieri i Muzeut Historik Kombëtar, duke e cilësuar si një nga projektet më të rëndësishme të turizmit kulturor në vend. Muzeu Historik Kombëtar, institucioni më i rëndësishëm në rang kombëtar, mbylli dyert për publikun më 15 mars 2024. Sipas njoftimeve zyrtare, ai do të qëndrojë i mbyllur për katër vite, me rihapjen e planifikuar më 15 mars 2028. Projekti parashikon restaurimin, rikonstruksionin dhe muzealizimin e objektit, i Monument Kulture i kategorisë së Dytë. Ndërhyrjet në Muzeun Historik janë pjesë e programit EU4Culture, që mbështet 24 objekte të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, me një fond prej 40 milionë eurosh të siguruar nga Bashkimi Europian dhe buxheti i shtetit. Investimi pritet të sjellë një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si publiku do të lidhet me historinë dhe elementët e identitetit kombëtar. Me këtë projekt, Rama e ka cilësuar kantierin si “rilindjen e muzeut”, duke e vendosur në qendër të vizionit për zhvillimin e turizmit kulturor në Shqipëri.

Lini një Përgjigje