Rama: Me Kurtin kam marrëdhënie shumë miqësore personale, por dallime në këndvështrime

Rama: Me Kurtin kam marrëdhënie shumë miqësore personale, por dallime në këndvështrime

Pikat kryesore

  • Në një intervistë për DW Shqip, Rama tha se raportet personale me Kurtin janë miqësore, por theksoi se dallimet institucionale janë të pashmangshme dhe shprehen hapur.
  • “Unë me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime.
  • Këto dallime i ndajmë në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se ruan marrëdhënie shumë të mira personale me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ndonëse mes tyre ekzistojnë dallime në qëndrime sa i përket disa çështjeve shtetërore. Në një intervistë për DW Shqip, Rama tha se raportet personale me Kurtin janë miqësore, por theksoi se dallimet institucionale janë të pashmangshme dhe shprehen hapur. “Unë me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime. Këto dallime i ndajmë në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Megjithatë, në bashkëpunimin ndërshtetëror me Kosovën kemi bërë përparim të dukshëm dhe po punojmë për projekte madhore, si hekurudha Durrës–Prishtinë”, tha Rama. Kreu i qeverisë shqiptare iu përgjigj edhe kritikave për afrimin e tij me Serbinë, duke thënë se e kupton ndjeshmërinë që ekziston në Kosovë për shkak të historisë së dhimbshme të luftës. “I mirëkuptoj të gjitha etiketimet që më vihen, sepse burojnë nga kujtime shumë të freskëta dhe tragjike të popullit të Kosovës. Nuk i marr me të keq, sepse jam mësuar me këtë. Unë punoj për të vërtetën dhe për njerëzit që më besojnë, jo për të kënaqur këdo”, theksoi ai. Sa i përket dialogut Kosovë–Serbi, Rama përsëriti qëndrimin e tij se Kosova duhet të përmbushë të gjitha obligimet e marra përsipër dhe më pas t’i kërkojë Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera që të ushtrojnë presion ndaj Beogradit. “Sipas meje, Kosova duhet të përmbushë në mënyrë të njëanshme të gjitha detyrimet që dalin nga dialogu dhe t’ia lërë topin Serbisë. Pastaj t’u thotë vendeve të Evropës: ‘Ne i kemi bërë detyrat tona, tani është radha e Serbisë’. Duhet të shkëputet plotësisht nga ideja e varësisë ndaj Serbisë dhe të ecë përpara si shtet sovran”, u shpreh Rama. Përjetoni Pushimet Ideale, me Paketën All Inclusive në Flower Hotels & Resorts! Pushimet e ëndrrave tuaja ju presin këtë UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head 10/25/2025 18:10 Rubio premton kthimin e të gjithë trupave të pengjeve në Izrael 10/25/2025 18:01 Krenar Xhaferi: Qeveria Kurti 3 nuk do ta ketë fatin nesër të votohet 10/25/2025 17:47 Rama: Me Kurtin kam marrëdhënie shumë miqësore personale, por dallime në këndvështrime

Lini një Përgjigje