Pikat kryesore
- “Qeveria, model i grabitjes, po mbyt qytetarët me taksa”, Salianji: Nafta në Shqipëri rreth 80% më shtrenjtë se në Kosovë!
- Ervin Salianji ka deklaruar se qeveria shqiptare është duke “mbytur” qytetarët me taksa, ndërsa u ndal në çmimin e naftës.
- Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final.
“Qeveria, model i grabitjes, po mbyt qytetarët me taksa”, Salianji: Nafta në Shqipëri rreth 80% më shtrenjtë se në Kosovë! Ervin Salianji ka deklaruar se qeveria shqiptare është duke “mbytur” qytetarët me taksa, ndërsa u ndal në çmimin e naftës. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se modeli i kësaj mazhorance është modeli i grabitjes së qytetarëve, ndërse ka shtuar se çmimi i shtrenjtë i naftës ka një ndikim të drejtë për drejtë në koston e jetesës dhe varfërinë e qytetarëve. Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë! Qeveria e Shqipërisë po mbyt qytetarët me rritje taksash. Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final. Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin! Nafta e shtrenjtë rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë. Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje! Protesto! loading…