Qeveria miraton paketën e re për PAK: Dyfishohet pagesa, njihen kontributet për ndihmësit…

Qeveria miraton paketën e re për PAK: Dyfishohet pagesa, njihen kontributet për ndihmësit…

Pikat kryesore

  • Këshilli i Ministrave ka miratuar paketën e re të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre, e cila parashikon rritje të mbështetjes financiare dhe lehtësim të procedurave administrative.
  • Vendimi më i rëndësishëm i paketës është dyfishimi i masës së pagesës për 10,240 fëmijë me aftësi të kufizuara, me një efekt financiar shtesë prej 750 milionë lekësh në Buxhetin e Shtetit.
  • Kjo masë do të hyjë në fuqi me efekte financiare duke nisur nga 1 korriku 2026.

Këshilli i Ministrave ka miratuar paketën e re të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre, e cila parashikon rritje të mbështetjes financiare dhe lehtësim të procedurave administrative. Vendimi më i rëndësishëm i paketës është dyfishimi i masës së pagesës për 10,240 fëmijë me aftësi të kufizuara, me një efekt financiar shtesë prej 750 milionë lekësh në Buxhetin e Shtetit. Kjo masë do të hyjë në fuqi me efekte financiare duke nisur nga 1 korriku 2026. Sipas qeverisë, rritja e mbështetjes financiare synon të përmirësojë cilësinë e jetës së fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke mundësuar ndërhyrje të hershme, zhvillimin e aftësive, përfshirjen sociale dhe lehtësimin e barrës ekonomike për familjet e tyre. Paketa sjell gjithashtu një lehtësim të rëndësishëm administrativ. Për rastet kur përfitimi është me afat disa vjeçar, nuk do të jetë më e nevojshme paraqitja çdo vit e dokumentacionit mjekësor pranë komisioneve të vlerësimit, duke shmangur procedurat dhe kostot e panevojshme për përfituesit. Një tjetër vendim i miratuar parashikon njohjen e periudhave kontributive për 14,657 ndihmës personalë të personave me aftësi të kufizuara. Për këtë masë është parashikuar një fond shtesë prej 674 milionë lekësh në Buxhetin e Shtetit, me efekt financiar duke filluar nga 1 shtatori 2026. Qeveria thekson se kjo masë garanton trajtim të barabartë për ndihmësit personalë, duke njohur periudhën e shërbimit të tyre si periudhë kontributive për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Sipas ekzekutivit, paketa synon gjithashtu të forcojë kujdesin në familje dhe të reduktojë nevojën për institucionalizimin e personave me aftësi të kufizuara.

Lini një Përgjigje