Qeveria dha 50 lekë/litër, shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen e subvencionit për…

Qeveria dha 50 lekë/litër, shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen e subvencionit për…

Pikat kryesore

  • Rritja e çmimeve të karburanteve prej muajsh vijon të rëndojë kostot e operatorëve të transportit publik.
  • Për këtë arsye, Shoqata e Transportit Publik Qytetas i ka kërkuar qeverisë zgjatjen edhe me 3 muaj të skemës së subvencionimit të naftës, konkretisht për periudhën korrik-shtator 2026.
  • Operatorët kërkojnë që kjo mbështetje të vijojë, duke argumentuar se çmimet e larta të karburantit po vështirësojnë përballimin e kostove dhe rrezikojnë normalitetin e shërbimit publik.

Rritja e çmimeve të karburanteve prej muajsh vijon të rëndojë kostot e operatorëve të transportit publik. Për këtë arsye, Shoqata e Transportit Publik Qytetas i ka kërkuar qeverisë zgjatjen edhe me 3 muaj të skemës së subvencionimit të naftës, konkretisht për periudhën korrik-shtator 2026. Më 13 maj, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi se shoqatat e transportit publik do të subvencionohen me 50 lekë për litër naftë, masë që zbatohet nisur nga muaji mars, që përkon me krizën e hidrokarbureve. Operatorët kërkojnë që kjo mbështetje të vijojë, duke argumentuar se çmimet e larta të karburantit po vështirësojnë përballimin e kostove dhe rrezikojnë normalitetin e shërbimit publik. Sipas tyre, vazhdimi i kompensimit është i domosdoshëm për të shmangur reduktimin e flotës dhe frekuencave të autobusëve, si dhe për të ruajtur përballueshmërinë e transportit për qytetarët. “Në kushtet kur karburanti përbën një nga kostot kryesore të aktivitetit të transportit publik, vazhdimësia e çmimeve të larta ka sjellë rëndim të ndjeshëm të barrës ekonomike për subjektet transportuese, duke vështirësuar përmbushjen e detyrimeve financiare dhe garantimin e vazhdimësisë normale të shërbimit publik ndaj qytetarëve. Kështu, kërkojmë marrjen e masave për zgjatjen e afatit të kompensimit financiar në masën 50 lekë/litër karburant edhe për periudhën korrik-shtator 2026, duke vijuar me të njëjtat procedura, kritere dhe dokumentacion të përcaktuar në aktin normativ në fuqi. Gjithashtu, vlerësojmë se vazhdimi i kësaj mase mbështetëse është i domosdoshëm për të garantuar vijimësinë dhe stabilitetin e shërbimit të transportit publik; shmangien e reduktimit të flotës dhe frekuencave të shërbimit; mbrojtjen e interesit qytetar dhe përballueshmërinë e transportit publik; ruajtjen e balancës financiare të operatorëve të licencuar të sektorit”, thuhet në shkresën e Shoqatës Kombëtare të Transportit Ndërqytetas. Më herët, operatorët kanë paralajmëruar disa herë për vështirësitë financiare dhe madje pezulluan pjesërisht shërbimin në Tiranë dhe rrethe, duke reduktuar flotën deri në 60%.

Lini një Përgjigje