Putini ka kohë që kërkon njohjen ligjore të territoreve ukrainase që Rusia i ka pushtuar me forcë.
Ato përfshijnë gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi ilegalisht në vitin 2014, dhe Donbasin, të përbërë nga Luhansku dhe Donetsku, pjesën më të madhe të të cilit Moska tani e ka të pushtuar.
Për Kievin, i cili ka përjashtuar heqjen dorë nga pjesët e Donbasit që ende mban, shpërblimi i Rusisë për agresionin e saj është një gjë e papranueshme.