Pse VV s’po bën asgjë për zbardhjen e rastit”, nëna e Astrit Deharit: Prokurori s’ka punë…

Pse VV s’po bën asgjë për zbardhjen e rastit”, nëna e Astrit Deharit: Prokurori s’ka punë…

Pikat kryesore

  • Ata bënë homazhe te varri i tij bashkë me kryeparlamentarin Dimal Basha dhe kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
  • E pyetur për atë se pse Vetëvendosje nuk po bën asgjë për zbardhjen e rastit, ajo tha se “Prokuroria nuk ka punë me Vetëvendosjen” sepse djali i saj “u vra” në burg.
  • “Për me u përgjigj, ajo prokurori nuk ka punë me Vetëvendosjen.

string(101) “pse-vv-spo-ben-asgje-per-zbardhjen-e-rastit-nena-e-astrit-deharit-prokurori-ska-pune-me-vetevendosjen” “Pse VV s’po bën asgjë për zbardhjen e rastit”, nëna e Astrit Deharit: Prokurori s’ka punë me Vetëvendosjen Në 9-vjetorin e vdekjes së Astrit Dehari, Xhemile e Avni Dehari, kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e djalit të tyre. Ata bënë homazhe te varri i tij bashkë me kryeparlamentarin Dimal Basha dhe kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. E pyetur për atë se pse Vetëvendosje nuk po bën asgjë për zbardhjen e rastit, ajo tha se “Prokuroria nuk ka punë me Vetëvendosjen” sepse djali i saj “u vra” në burg. “Për me u përgjigj, ajo prokurori nuk ka punë me Vetëvendosjen. Astriti ka qenë anëtar i Vetëvendosjes. Astriti politikisht është mbyllur, është vrarë në burgun e Prizrenit. Sylë Hoxha, Nexhmi Krasniqi le të dalin e ta thonë, ndoshta u ka ardhur koha me dalë e me thënë të vërtetën, se çka kanë parë në Astritin. E jo neve me na kërku që nuk kemi qenë prezentë. Por nëntë vite nuk është pak me prit. Duhet edhe ata prokurorët e rinj me ditë çka duhet të bëjnë tutje”, ka deklaruar nëna e Deharit, Xhemilja. Ankesa e dyshime pati edhe deputeti Avni Dehari, i cili tha se mosfunksionaliteti i drejtësisë po bëhet “ndoshta me qëllim për të mos hedhur dritë” mbi vdekjen e djalit të tij. “Kjo flet shumë për një sistem jofunksional të drejtësisë dhe ky jofunksionalitet më shumë duket të jetë i qëllimshëm sesa i paqëllimshëm. Ne, si familje, por edhe në emër të të gjithë pjesëmarrësve këtu, kërkojmë që ky rast ta gjejë zgjidhjen dhe drejtësia të kthehet në binarët e duhur, sepse kjo flet për një njollë të keqe të drejtësisë në Republikën e Kosovës dhe nuk do të duhej të vazhdohej kështu. Uroj që për këtë rast dhe për të gjitha rastet në Kosovë, drejtësia ta thotë fjalën e vet”, tha Dehari. Sot, FiveStar Fitness ngjitet në skenën e CineStar për një mbrëmje që premton emocion, motivim dhe shumë dhurata për… Raporti i BE’së për zgjedhjet e 9 shkurtit: Pati gjuhë të ashpër, u keqpërdorën burimet publike Ambasadori i BE-së në Serbi: Zbatimi i Marrëveshjes për normalizim me Kosovën është thelbësor Makina përplas turmën e këmbësorëve në Francë, lëndohen 10 persona “Pse VV s’po bën asgjë për zbardhjen e rastit”, nëna e Astrit Deharit: Prokurori s’ka punë me Vetëvendosjen Pesë vjet nga paraburgosja e Thaçit e të tjerëve, Kurti: Kam punuar në heshtje që të mos mbahen atje, kemi kërkuar lirimin nga fillimi QKUK jep detaje rreth gjendjes së zyrtarit të BE-së, i cili u plagos në Gjakovë

Lini një Përgjigje