Pikat kryesore
- PS triumfon në zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, reagon Rama, gjen “fajtorin” për pjesëmarrjen e ulët: Mot i keq dhe dobësi e opozitës!
- Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura dje në 5 bashki të vendit.
- Pasi ka uruar fituesit, Rama ka gjetur edhe “fajtorin” për pjesëmarrjen e ulët të votuesve.
PS triumfon në zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, reagon Rama, gjen “fajtorin” për pjesëmarrjen e ulët: Mot i keq dhe dobësi e opozitës! Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura dje në 5 bashki të vendit. Pasi ka uruar fituesit, Rama ka gjetur edhe “fajtorin” për pjesëmarrjen e ulët të votuesve. Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të motit me shi të ditës se djeshme, natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat sipas tij nuk e stimulojnë pjesëmarrjen. 🌹🌹🌹🌹🌹5 bashki 🌹🌹🌹🌹🌹5 fitore 🌹🌹🌹🌹🌹dhe 5 arsye më shumë për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen. Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës; Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës; Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve. loading…