Pikat kryesore
- Në të gjithë vendin mbi 26.600 maturantë zhvillojnë sot provimin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë.
- Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
- Maturantët më 16 qershor do të zhvillojnë provimin e Matematikës dhe më 23 qershor Provimin me zgjedhje.
Në të gjithë vendin mbi 26.600 maturantë zhvillojnë sot provimin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore Për të shmangur çdo problem, maturantët duhet të respektojnë disa rregulla; të jenë në ambientet e shkollës në orën 08:30; të kenë me vete kartën e identitetit; të paraqiten me veshje të rregullt dhe uniformën e shkollës; nuk lejohet telefoni celular dhe ora smart, si dhe të kenë sjellje korrekte dhe përqendrim maksimal gjatë testimit. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ditën e djeshme bëri apel që edhe provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë të zhvillohet me të njëjtat standarde si provimi i gjuhës së huaj, teksa ka kujtuar se respektimi i rregullave mbetet i panegociueshëm. Maturantët më 16 qershor do të zhvillojnë provimin e Matematikës dhe më 23 qershor Provimin me zgjedhje. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Numri i të vdekurve nga tërmeti në Filipine rritet në 37, qindra të tjerë të lënduar Trump: Negociatat me Iranin vazhdojnë, marrëveshja e paqes mund të arrihet për dy ose tre ditë U pezulluan pas bombardimeve izraelite/ Rinisin fluturimet në aeroportin “Imam Khomeini” të Teheranit