Protestat për Zvërnecin/ Rama: Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për…

Protestat për Zvërnecin/ Rama: Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për…

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama ka bërë reagim në rrjetet sociale lidhur me protestat për projektin në Zvërnec.

Kryeministri Edi Rama ka bërë reagim në rrjetet sociale lidhur me protestat për projektin në Zvërnec. Teksa ka paraqitur fjalën e një protestuesi për mediat, ku i kërkon atij dorëheqjen me një fjalor aspak etik dhe kërcënues, Rama u shpreh se Shqipëria do të bëhet sipas kontratës që lidhi me shqiptarët më 11 maj, ku mori 83 deputetë. “Mirëmëngjes dhe me ndjesën për këtë video-kartolinë të pazakonshme nga “Shqipëria e shqiptarëve”, e duke i siguruar të gjithë se Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 83 vota, pavarësisht se ça thonë e ça duan këta shqiptarët që e dinë Shqipërinë pengun e verbërisë së tyre dhe atdhedashurinë podium për të sharë me libër shtëpie tradhëtarët e armiqtë imagjinarë Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë me një përqafim të veçantë për ata të mitë që kanë mbetur akoma peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes”, shkruan Rama./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Iku kjo botë, u prish dynjaja…”/ Zvërneci, Rama: Shqipëria e “tradhtuar” u zgjodh si presidente e Europa e Pyjeve “Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Lini një Përgjigje