Pikat kryesore
- Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), ish-deputeti Dashamir Shehi, e ka cilësuar groteske Rezolutën e miratuar sot në Parlament, për e Iranit ‘shtet sponsor i terrorizmit’.
- Ka sepse Irani këtu ka vite që sulmon nga ana kibernetike dhe qeveria shqiptare duhet të merrte masat dhe ta shtet terrorist më parë.
- Kjo bëhet sepse në vazhdimësinë e Trump, Amerikës, Netanyahut dhe Izraelit, të kësaj linje që ka qeveria jonë.
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), ish-deputeti Dashamir Shehi, e ka cilësuar groteske Rezolutën e miratuar sot në Parlament, për e Iranit ‘shtet sponsor i terrorizmit’. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report TV, duke e cilësuar Rezolutën ‘një raketë prej letre’, Shehi shtoi se kjo bëhet me qëllim për të ruajtur linjën e Presidentit Donald Trump në arenën ndërkombëtare dhe për të krijuar benefite politike për pushtetin e kryeministrit Edi Rama. “Kjo Rezoluta ka një element grotesku. Ka sepse Irani këtu ka vite që sulmon nga ana kibernetike dhe qeveria shqiptare duhet të merrte masat dhe ta shtet terrorist më parë. Pse e bëjmë tani? Kjo bëhet sepse në vazhdimësinë e Trump, Amerikës, Netanyahut dhe Izraelit, të kësaj linje që ka qeveria jonë. Kjo që bëjmë ne është një raketë prej letre. Ata po bëjnë luftë. A po i bashkohesh luftës ti? Jo. Në të gjithë Europën nuk pash një rezolutë të kësaj natyre”, tha mes të tjerash Shehi.