Pikat kryesore
- Policia Kufitare në Kakavijë, me anë të njoftimit zyrtar lidhur me qarkullimin në këtë pikë kufitare, bëhet me dije se nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke) do të vijojë bllokimi i qarkullimit.
- Në njoftim theksohet se bllokimi do të jetë në aksin rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq.
- Ky bllokim vjen për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët grekë.
Policia Kufitare në Kakavijë, me anë të njoftimit zyrtar lidhur me qarkullimin në këtë pikë kufitare, bëhet me dije se nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke) do të vijojë bllokimi i qarkullimit. Në njoftim theksohet se bllokimi do të jetë në aksin rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq. Ky bllokim vjen për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët grekë. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.