Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka mbërritur sot në Tiranë për t’u bashkangjitur protestës gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, e cila organizohet për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Përpara fillimit të protestës, Ahmeti është pritur nga presidenti shqiptar Bajram Begaj, në një takim siç ai e cilëson të ngrohtë dhe vëllazëror.
“E përgëzova Presidentin Begaj për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian, duke theksuar se është jetike që edhe Maqedonia e Veriut të ecë përkrah Shqipërisë në këtë proces.