Pikat kryesore
- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, i ftuar në “Ditarin e Pasdites” në A2 CNN, foli në lidhje me protestën e fundit të Partisë Demokratike, duke kritikuar drejtimin e saj.
- Salianji u shpreh se si demokrat ndihet i zhgënjyer nga mënyra se si po organizohen protestat.
- “ Janë një seri protestash ku sakrifica e qytetarëve është absolute, por drejtimi nga ana e lidershipit është pa kokë dhe jo strategjik.
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, i ftuar në “Ditarin e Pasdites” në A2 CNN, foli në lidhje me protestën e fundit të Partisë Demokratike, duke kritikuar drejtimin e saj. Salianji u shpreh se si demokrat ndihet i zhgënjyer nga mënyra se si po organizohen protestat. “ Janë një seri protestash ku sakrifica e qytetarëve është absolute, por drejtimi nga ana e lidershipit është pa kokë dhe jo strategjik. Çfarë strategjie ishte xhiroja tek Unaza e Vogël? Duke qenë se nuk po hapet Partia Demokratike dhe nuk po ripërtërihet përmes protestave, duket sikur po kërkohet riciklimi i tyre, ” u shpreh ai. Sipas tij, protesta nuk pati mesazh të qartë, ndërsa kryefjalë u bënë fishekzjarrët dhe molotovët. “Unë kam dalë në protesta për të shuar zërat se nuk po mbështes opozitën. Por protesta nuk kishte asnjë mesazh; në qendër ishin fishekzjarrët dhe molotovët. Nëse do të ketë përplasje, ajo duhet të bëhet me më të madhin, me kryeministrin, pra përpara Kryeministrisë ,” tha Salianji. Ai theksoi se përdorimi i molotovëve demotivon një pjesë të qytetarëve dhe e bën PD-në më pak atraktive. “Hedhja e molotovëve i shkon në favor Edi Rama. Ajo zhvendos vëmendjen dhe krijon përshtypjen se problemi janë molotovët dhe jo skandalet e qeverisë ,” përfundoi ai.