Protesta e opozitës më 15 mars kundër mbylljes së TikTok


Protesta e opozitës më 15 mars kundër mbylljes së TikTok

Opozita ka thirrur një protestë më 15 mars kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok në Shqipëri për një vit. Tubimi do të zhvillohet përpara Kryeministrisë dhe pritet të nisë në orën 19:00.

Thirrja për protestë u bë nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e cilësoi vendimin e qeverisë si një akt të papranueshëm që cenon lirinë e shprehjes.

“Akti i bllokimit të TikTok për faktin se të rinjtë po e kritikonin dhe e përqeshnin Edi Ramën është një akt brutal, një intolerancë ndaj mendimit ndryshe,” – deklaroi Berisha.

Qeveria e ka justifikuar këtë vendim me arsye të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes së të dhënave personale, por kundërshtarët politikë e shohin si një përpjekje për të kufizuar fjalën e lirë dhe kritikat në rrjetet sociale.

Mbetet për t’u parë reagimi i qytetarëve dhe pjesëmarrja në protestë.

Lini një Përgjigje