Pikat kryesore
- Paralelisht me këtë program, bashkia po vijon edhe procesin e inventarizimit dhe formalizimit të kullave në territorin e saj.
- Himara zhvillon dhe turizmin malor/ Interes për Paketën e Maleve, Tavo për ABC News: Mbi 300 aplikime Paketa e Maleve/ Dervishi: Në fokus emigrantët që duan të kthehen në atdhe.
- Qeveria, rol shumë të rëndësishëm “Paketa e Maleve asgjëson 7501”, Rama: I japim fund problemit që krijoi Sali Berisha
Bashkia e Vaut të Dejës po vijon zbatimin e “Paketës së Maleve”, një nismë që synon t’i japë shtysë zhvillimit ekonomik të zonave malore përmes përdorimit të pronave publike dhe private për investime në turizëm dhe bujqësi. Deri më tani, 26 aplikime të para janë miratuar nga Këshilli Bashkiak dhe ndodhen në fazën e përmbylljes së procedurave të regjistrimit të pronës, ndërsa paralelisht po përgatiten edhe dosje të tjera që pritet të kalojnë në fazat e mëtejshme të shqyrtimit administrativ. Interesi për këtë nismë po shfaqet konkretisht edhe nga vetë aplikuesit, të cilët synojnë të investojnë në agroturizëm dhe zhvillim rural, duke e parë “Paketën e Maleve” si një mundësi reale për të ndërtuar biznese të qëndrueshme në zonat malore. Paralelisht me këtë program, bashkia po vijon edhe procesin e inventarizimit dhe formalizimit të kullave në territorin e saj. Vau i Dejës renditet ndër njësitë vendore me interesin më të lartë për “Paketën e Maleve”, ku vihet re edhe pjesëmarrja e të rinjve që synojnë të investojnë në vendlindje përmes turizmit dhe bujqësisë./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Himara zhvillon dhe turizmin malor/ Interes për Paketën e Maleve, Tavo për ABC News: Mbi 300 aplikime Paketa e Maleve/ Dervishi: Në fokus emigrantët që duan të kthehen në atdhe. Qeveria, rol shumë të rëndësishëm “Paketa e Maleve asgjëson 7501”, Rama: I japim fund problemit që krijoi Sali Berisha